Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Sunzyog ka përshëndetur vendimin e Qeverisë së Kosovës, për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me pronat e Manastirit të Deçanit.
Sunzyog në një postim në “X” ka shkruar se kjo është një ditë e mirë për sundimin e ligjit në Kosovë.
Zbatimi i shumëpritur i vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2016 për çështjen e Manastirit të Deçanit dhe Regjistrimit të truallit të Manastirit më në fund bëhet realitet.
BE-ja bazohet në sundimin e ligjit. Ruajtja e sundimit të ligjit dhe respektimi i pavarësisë së gjyqësorit janë parakushte të nevojshme për rrugën e Kosovës drejt BE-së”, ka deklaruar Sunzyog.
Ai ka thënë se vendimi i sotëm është një hap i mirëpritur, i cili tregon përkushtimin e Kosovës.
Thank you @albinkurti and 🇽🇰 Government for your clear political position and alignment with the 🇪🇺 sanctions packages concerning #Russia‘s aggression towards #Ukraine.#StandWithUkraine 🇺🇦 pic.twitter.com/dxoXBRfrny
— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) February 26, 2022



