Policia e Kosovës, përmes raportit 24-orësh ka njoftuar se është gjetur një granadë e pashpërthyer në rrugën “Lidhja e Pejës” në Prishtinë.
Patrulla policore e ka siguruar vendin e ngjarjes.
Njoftimi i plotë:
Rr. Lidhja e Pejës, Prishtinë / 13.03.2024 – 21:34. Policia ka pranuar një informatë për gjetjen e një mjetit të pashpërthyer. Patrulla policore e ka siguruar vendin e ngjarjes derisa ka dalë Njësia për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive dhe Njësia K9 që e kanë tërhequr mjetin e dyshimtë (granatë dore) pa ndonjë incident. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori./AutoPortali/



