Raporti i Policisë së Kosovës: Rritje e aksidenteve, por pa viktima
R

Raporti i Policisë së Kosovës: Rritje e aksidenteve, por pa viktima

Policia e Kosovës ka publikuar raportin e 24 orëve të fundit, për aktivitetin e saj, ku shpërfaqen statistikat për aksidentet dhe shkeljet e trafikut.

Sipas të dhënave, gjatë periudhës së raportuar nuk ka pasur aksidente fatale, ndërsa janë regjistruar 36 aksidente me të lënduar dhe 98 aksidente me dëme materiale.

Në aspektin e shkeljeve të trafikut, autoritetet kanë shqiptuar 2265 tiketa për shkelje të rregullave, shkruan AutoPortali.

Po ashtu, janë arrestuar 36 persona, dhe 17 janë mbajtur në paraburgim. Ndërkohë, një person është raportuar se po vuan dënimin.

 

TË FUNDIT