Ky vend regjistron katër herë më shumë pasagjerë se India
K

Ky vend regjistron katër herë më shumë pasagjerë se India

Shtetet e Bashkuara vijojnë të dominojnë tregun ajror global, me 876 milion pasagjerë në 2024, kryesisht në fluturime brenda vendit.

Ky shifër është katër herë më e lartë se ajo e Indisë, vendi më i populluar në botë dhe i pesti në renditjen e tregut ajror, sipas raportit World Air Transport Statistics të International Air Transport Association (IATA), shkruan Economictimes, transmeton AutoPortali.

Kina afër SHBA-së

Kina renditet e dyta me 741 milion pasagjerë ajrorë në 2024, duke shënuar një rritje të fortë vjetore prej 18,7%, krahasuar me 5,2% të SHBA-së.

MBretëria e Bashkuar dhe Spanja në vendet e treta dhe katërta

Edhe pse ka vetëm 94,000 milje katrorë, Mbretëria e Bashkuar renditet e treta globalisht me 261 milion pasagjerë, ndërsa Spanja ndjek në vend të katërt me 241 milion pasagjerë, falë statusit të saj si destinacion i preferuar turistik, veçanërisht për britanikët.

Rrugët ajrore më të frekuentuara

Raporti i IATA zbulon se nëntë nga dhjetë rrugët më të ngarkuara ajrore ndodhen në rajonin Azi-Paqësor. Rruga më e frekuentuar në botë është një fluturim i brendshëm në Korenë e Jugut: Jeju – Seoul, 1 orë e 15 minuta, me mbi 13 milion pasagjerë në 2024.

Në Amerikën e Veriut, rruga më e ngarkuar është lidhja New York (JFK) – Los Angeles (LAX), me 2,2 milion pasagjerë vitin e kaluar.

Avionët më të përdorur në botë

Edhe pse Boeing 737 Max ka pasur probleme të kaluara, familja Boeing 737 mbetet më e përdorura globalisht, me 10 milion fluturime të planifikuara në 2024. Pas saj renditen dy avionët narrowbody të Airbus-it: A320 me 7,9 milion fluturime dhe A321 me 3,4 milion fluturime. /AutoPortali

TË FUNDIT