Plazhi i Velipojës mbetet një nga zgjedhjet më të parapëlqyera për pushuesit vendas dhe të huaj gjatë sezonit veror. Hapësira e gjerë publike dhe pastërtia e plazhit vlerësohen si dy nga arsyet kryesore pse turistët zgjedhin Velipojën për të kaluar pushimet.
Pushuesit shprehen se ndihen të lirë dhe komodë falë sipërfaqes së bollshme që ofron plazhi, ndërsa standardet e mbajtjes së pastërtisë e bëjnë përvojën edhe më të këndshme.
Përveç kësaj, shërbimet e ofruara dhe mikpritja e zonës e forcojnë më tej imazhin e Velipojës si një destinacion turistik në rritje, raporton Tvklan, transmeton AutoPortali.
Me rritjen e fluksit të vizitorëve çdo verë, Velipoja po konsolidohet gjithnjë e më shumë si një nga plazhet më të frekuentuara të bregdetit shqiptar.



