E rrallë, kampioni botëror në Rally, drejt Formula 1
E

E rrallë, kampioni botëror në Rally, drejt Formula 1

Dy herë kampioni i botës në rally, Kalle Rovanpera, ka njoftuar se do të largohet nga WRC në fund të sezonit 2025 për të kaluar në Super Formula në Japoni, me mbështetjen e Toyotas.

25-vjeçari finlandez, kampioni më i ri në histori të WRC, thotë se ka arritur shumë në rally dhe tani kërkon sfida të reja. Ai ka testuar më parë një makinë F1 të Red Bull dhe ka garuar në Porsche Cup.

Shefi i Toyotës, Jari-Matti Latvala, e cilëson këtë një hap të rrallë dhe emocionues, ndërsa shumë media e shohin si një hap të parë drejt një kalimi të mundshëm në Formula 1.

TË FUNDIT