Shefi i Mercedes F1, Toto Wolff, është në bisedime për të shitur rreth 5 për qind të aksioneve të kompanisë së tij Motorsport Investment Ltd, që zotëron një të tretën e ekipit të Formula 1. Marrëveshja do ta vlerësonte Mercedes-in në rreth 6 miliardë dollarë, duke e bërë ekipin më të vlefshëm në F1.
Sipas Financial Times, blerësi i mundshëm është George Kurtz, CEO i kompanisë amerikane CrowdStrike, sponsor i Mercedes-it që nga viti 2019.
Edhe pas shitjes, pozicioni i Wolff si CEO dhe drejtues i ekipit nuk do të ndryshojë, ndërsa partneriteti me Mercedes-Benz dhe INEOS mbetet i pandryshuar.
Në vitin 2024, ekipi raportoi të ardhura prej 858 milionë dollarësh dhe fitim prej 161 milionë dollarësh.
Wolff ka udhëhequr Mercedes-in drejt tetë titujve radhazi të konstruktorëve dhe shtatë të pilotëve mes viteve 2014–2021.



