KTM nis testimet e motorit të ri 850 kubikësh në Jerez (VIDEO)
K

KTM nis testimet e motorit të ri 850 kubikësh në Jerez (VIDEO)

KTM është bërë prodhuesi i parë që teston motorin e ri MotoGP 850cc, i cili do të përdoret nga sezoni 2027 kur kategoria do të braktisë motorët 1000cc. Testet u kryen në Jerez me Pol Espargaro-n dhe Dani Pedrosa-n.

Nuk dihet ende çfarë saktësisht u testua apo sa xhiro u bënë, por motorri tingëllon shumë mbresëlënës. Videoja e testimit tregon gjithashtu se thashethemet për largimin e KTM nga MotoGP janë të pabaza.

 

 

Kalimi në 850cc synon uljen e fuqisë dhe të shpejtësive maksimale për arsye sigurie, pasi shumë pista nuk kanë më hapësirë për zona më të mëdha sigurie. Testimet e KTM do të zgjasin tre ditë.

TË FUNDIT