Jehona e Shqipërisë turistike në mediet ndërkombëtare po vijon, duke shtuar më tej interesin e vizitorëve të huaj për Shqipërinë.
Së fundmi prestigjiozia britanike “The Telegraph” e rendit vendin tonë ndër destinacionet më të përballueshme dhe më tërheqëse në Europë.
Kryeministri Edi Rama e konsideroi këtë një tjetër vlerësim të rëndësishëm ndërkombëtar për Shqipërinë, që vlerëson jo vetëm bukuritë natyrore dhe qytetet historike, por edhe mikpritjen shqiptare dhe kostot konkurruese për vizitorët.
“Nga brigjet e Jonit e Adriatikut, te Alpet madhështore dhe trashëgimia jonë kulturore, Shqipëria po konsolidohet gjithnjë e më shumë në hartën e turizmit ndërkombëtar si një zgjedhje autentike, e bukur dhe e përballueshme”, tha Rama.
Artikujt e publikuar në mediet ndërkombëtare kanë ndihmuar në promovimin e Shqipërisë si një destinacion tërheqës dhe të sigurt për turistët nga e gjithë bota.
Të shumta kanë qenë prestigjiozet ndërkombëtare që kanë publikuar artikujt e tyre, duke e renditur vendin tonë, në një prej vendeve që duhet vizituar.



