Aksident afër Menzës së Studentëve në Prishtinë, krijohen kolona të gjata
A

Aksident afër Menzës së Studentëve në Prishtinë, krijohen kolona të gjata

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në afërsi të Mensës së Studentëve në Prishtinë, shkruan AutoPortali.

Në aksident janë përfshirë dy automjete dhe ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar nga ky rast.

Si pasojë e aksidentit, trafiku është ngadalësuar ndjeshëm dhe janë krijuar kolona të gjata.

AutoPortali ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë informacione zyrtare lidhur me rastin dhe është në pritje të përgjigjes.

TË FUNDIT