Maqedonia e Veriut me 8 shqiptarë për kualifikimet vendimtare të Botërorit 2026
M

Maqedonia e Veriut me 8 shqiptarë për kualifikimet vendimtare të Botërorit 2026

Përzgjedhësi i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut në futboll, Goce Sedloski, ka publikuar listën e futbollistëve të grumbulluar për ndeshjet e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026 që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përcjell INA.
Në listën e publikuar nga stafi teknik janë përfshirë gjithsej tetë futbollistë shqiptarë, të cilët pritet të kenë një rol të rëndësishëm në sfidat e ardhshme të përfaqësueses. Bëhet fjalë për Enis Bardhi, Visar Musliu, Ezgjan Alioski, Imran Fetai, Egzon Bejtullai, Reshat Ramadani, Isnik Alimi dhe Lirim Qamili.

Lista e plotë e të grumbulluarve përfshin tre portierë: Stole Dimitrievski, Dejan Iliev dhe Damjan Shishkovski.
Në repartin e mbrojtjes janë ftuar: Gjoko Zajkov, Darko Velkovski, Visar Musliu, Ezgjan Alioski, Andrej Stojçevski, Sebastian Herrera, Nikola Serafimov, Imran Fetai dhe Egzon Bejtullai.

Ndërkohë, në mesfushë janë përzgjedhur: Elif Elmas, Enis Bardhi, Boban Nikolov, Tiho Kostadinov, Reshat Ramadani, Isnik Alimi, Ljupçe Doriev, Luka Stankovski dhe Jani Atanasov.
Sa i përket repartit ofensiv, në listë janë përfshirë: Deni Musovski, Enis Rastoder, Bojan Miovski, Darko Çurlinov, Milan Ristovski, Aleksandar Trajkovski dhe Lirim Qamili.
Në këtë grumbullim spikasin edhe dy debutime të reja, ato të Deni Musovski dhe Sebastian Herrera, ndërsa në skuadër rikthehet mesfushori Boban Nikolov.
Me një kombinim të lojtarëve me përvojë dhe elementeve të rinj, përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut synon të vazhdojë paraqitjet pozitive dhe të mbajë gjallë ambiciet për kualifikim në Kampionatin Botëror 2026 në SHBA./AutoPortalk

TË FUNDIT