Një aksident trafiku ka ndodhur mes dy kamionëve në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë.
Rastin për AutoPortalin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.
“Në ora 13:45 policia është njoftuar për një aksident trafiku në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë. Në aksident janë përfshirë dy kamionë, si pasojë e aksidentit një person ka kërkuar ndihmë mjekësore”, thuhet në konfirmim.



