Usyk fton Joshuan, po stërviten së bashku për meçin e radhës
U

Usyk fton Joshuan, po stërviten së bashku për meçin e radhës

Oleksandr Usyk ka tërhequr vëmendjen gjatë përgatitjeve të fundit, teksa është parë duke ndarë këshilla me Anthony Joshua në kampin stërvitor.

Prania e dy emrave të mëdhenj të boksit në të njëjtin ambient ka ngjallur interes të madh në opinionin sportiv.

Boksieri ukrainas po vijon përgatitjet intensive për përballjen e tij të shumëpritur ndaj Rico Verhoeven, një duel që pritet të zhvillohet në një skenë spektakolare pranë Pyramids of Giza, shkruan Indeksonline.

Prania e Joshua në kamp dhe bashkëpunimi mes dy kampionëve ka shtuar edhe më shumë interesin për këtë sfidë të madhe, e cila premton spektakël dhe nivel të lartë konkurrimi mes dy sportistëve elitarë.

Ndërkohë, eventi i shumëpritur “Glory in Giza” do të mbahet më 23 maj dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në platformën DAZN, duke pritur të tërheqë vëmendjen e fansave të sporteve luftarake nga e gjithë bota./AutoPortali

TË FUNDIT