Porsche përcakton kushtet për të vazhduar në IMSA
P

Porsche përcakton kushtet për të vazhduar në IMSA

E ardhmja e Porsche në kategorinë kryesore të IMSA mbetet e paqartë, pasi prodhuesi gjerman hoqi dorë nga programi i tij Hypercar në FIA World Endurance Championship.

Drejtori i programit LMDH, Urs Kuratle, deklaroi se faktori kryesor për të vazhduar në IMSA WeatherTech SportsCar Championship është barazia në konkurrencë.

“Nivel i barabartë konkurrence është çelësi. Duam të garojmë kundër markave të mëdha dhe të kemi një konkurrencë të fortë”, tha ai.

Nga ana teknike, Kuratle theksoi se do të dëshironte integrimin e makinave LMH në IMSA, duke synuar një rregullore të përbashkët me LMDh për të rritur konkurrencën.

Këto deklarata vijnë pasi Porsche ndërpreu projektin e saj Hypercar në WEC në fund të vitit 2025, duke i dhënë fund një periudhe trevjeçare me disa suksese, përfshirë tri fitore dhe 15 podiume.

Megjithëse programi aktual LMDH është planifikuar deri në vitin 2027, tërheqja nga WEC ka ngritur pikëpyetje për të ardhmen e ekipit në IMSA, ku Porsche ka qenë dominuese, me 13 fitore dhe tre triumfe radhazi në garën e famshme Rolex 24 At Daytona.

“Po vlerësojmë vazhdimisht drejtimin tonë dhe mënyrën më të mirë për të ecur përpara. Shpresojmë të vazhdojmë, sidomos nëse rritet konkurrenca në IMSA”, përfundoi Kuratle.

TË FUNDIT