Fundjavën e kaluar në Kroaci u zhvillua një garë e Kampionatit Botëror të Rally-t (WRC), ku shumë spektatorë qëndronin pranë rrugëve për të ndjekur garën.
Një fotograf shkoi paksa shumë larg në entuziazmin e tij. Bëhet fjalë për italianin Matteo Lelli, i cili hyri në një pus anës rrugës për të kapur pamje sa më spektakolare të garës.
Ai publikoi videon në Instagram dhe shpejt arriti rreth dy milionë shikime, por pamjet tërhoqën vëmendjen edhe të FIA-s dhe ekipit Hyundai, të cilët reaguan ashpër.
“Mos vini më në gara”.
“Absolutisht nuk ka asnjë justifikim për një sjellje të tillë. Kur e vendosni veten në një pozicion të rrezikshëm, nuk rrezikoni vetëm sigurinë tuaj, por edhe të ekuipazhit dhe të të tjerëve përreth. Qëndroni gjithmonë në zonat e lejuara për spektatorë dhe mos u bëni shkak për ndërprerjen e etapave”, thuhej në reagimin e FIA-s.
Edhe ekipi Hyundai e dënoi ashpër:
“Këtë nuk duhet ta bëni as në pistë dhe as në një etapë rally. Mos vini më në gara”, deklaroi ekipi.
Në Rally-n e Kroacisë fitoi jponezi Takamoto Katsuta me Toyota, përpara finlandezit Sami Pajari (Toyota) dhe Hayden Paddon nga Zelanda e Re (Hyundai).
https://www.instagram.com/reel/DW_RnnXDQnB/?utm_source=chatgpt.com



