Shefi i Formula 1 flet për fillimin e kampionatit me rregulla të reja
S

Shefi i Formula 1 flet për fillimin e kampionatit me rregulla të reja

Shefi i Formula 1, Stefano Domenicali, thotë se sezoni 2026 ka nisur në drejtimin e duhur, por pranon se rregulloret e reja mund të kenë nevojë për disa përmirësime.

Ndryshimet teknike, me më shumë përdorim të energjisë elektrike, karburante të qëndrueshme dhe aerodinamikë aktive, kanë rritur parakalimet, por kanë sjellë edhe kritika, sidomos për kualifikimet dhe menaxhimin e energjisë nga pilotët.

Formula One dhe FIA po shqyrtojnë ndryshime të shpejta që mund të aplikohen që në garat e ardhshme, për të adresuar shqetësimet.

Domenicali thekson se interesi për F1 është në rritje dhe se çdo ndryshim do të bëhet me kujdes, duke ruajtur drejtimin afatgjatë të sportit.

TË FUNDIT