Kaos në Aston Martin
K

Kaos në Aston Martin

Ekipi i Aston Martin në Formula 1 po përballet me probleme të mëdha. Sipas David Croft, brenda skuadrës aktualisht mbizotëron krizë dhe kaos.

Pronari Lawrence Stroll kishte pritshmëri shumë të larta, duke ndërtuar një ekip të fortë inxhinierësh dhe duke vendosur në krye Adrian Newey. Megjithatë, njësia motorike e Honda po u shkakton probleme serioze pilotëve Fernando Alonso dhe Lance Stroll.

Për shkak të vibrimeve të mëdha, ata janë detyruar madje të lëshojnë timonin gjatë vozitjes, duke rrezikuar dëmtime nervore, dhe nuk kanë arritur të përfundojnë garat edhe pse sezoni sapo ka nisur.

Croft e përshkruan situatën si katastrofike, duke theksuar se marrëdhëniet brenda ekipit nuk janë të mira dhe se për herë të parë në karrierë, Newey po përballet me kritika të mëdha.

Aktualisht, ai i kushton rreth 80 për qind të kohës punës së tij si inxhinier dhe 20 për qind rolit të drejtuesit të ekipit, por kjo mund të ndryshojë nëse Jonathan Wheatley i bashkohet skuadrës për ta lehtësuar atë.

Kriza – "požar" u Aston Martinu

Ndërkohë, Aston Martin po përgatit edhe një “plan B”,  një bolid të ri me specifika të ndryshme, që pritet të përmirësojë shëndetin e pilotëve, moralin dhe rezultatet.

Sipas Croft, punonjësit e ekipit nuk janë të kënaqur dhe është shumë e vështirë të punohet nën një presion të tillë dhe në një ambient ku askush nuk është i kënaqur me rezultatet apo marrëdhëniet brenda skuadrës.

TË FUNDIT