Katër herë kampioni i botës, Sebastian Vettel, ka shprehur shqetësim për ndikimin e rregullave teknike të vitit 2026 në Formula 1, duke paralajmëruar se ato mund të dëmtojnë “ADN-në dhe zemrën” e sportit.
Sipas tij, theksi i madh te energjia elektrike dhe menaxhimi i saj po e bën garimin më pak tërheqës, sidomos në kualifikime, duke kufizuar stilin agresiv të pilotimit. Vettel tha se i kupton kritikat e pilotëve dhe tifozëve, duke theksuar se thelbi i F1 duhet të mbetet konkurrenca mes pilotit më të shpejtë dhe makinës më të shpejtë.
Ndërkohë, Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit ka nisur të shqyrtojë ndryshime në rregullore për të përmirësuar spektaklin dhe sigurinë, me qëllim që pilotët të ndihen më të kënaqur dhe garat të jenë më emocionuese.



