Aksident pranë “Syrit të Kaltër” në Shqipëri, dy persona bien me motor në humnerë
A

Aksident pranë “Syrit të Kaltër” në Shqipëri, dy persona bien me motor në humnerë

Një aksident është regjistruar pranë “Syrit të Kaltër”, ku dy persona, njëri prej tyre shtetas i huaj, janë rrëzuar me motor në një humnerë rreth 15 metra në anë të rrugës.

Fatmirësisht, të dy qytetarët kanë pësuar vetëm lëndime të lehta. Në operacionin e shpëtimit morën pjesë forcat e MZSH-së, strukturat e Policisë, si dhe Urgjenca Mjekësore.

Pas nxjerrjes nga zona ku kishin rënë, të lënduarit u transportuan drejt Spitalit të Sarandës për ndihmë mjekësore dhe kontrolle./abcnews.al.

TË FUNDIT