Marco Bezzecchi ka deklaruar se pezullimi me një garë që mori pasi goditi një marshall në Çmimi i Madh i Çekisë ishte i drejtë, edhe pse ekipi i tij, Aprilia Racing, u përpoq pa sukses ta kundërshtonte vendimin.
Lideri i kampionatit u ndëshkua me përjashtim nga gara e Çekisë për sjellje josportive, pasi u pa duke goditur një marshall që aksidentalisht kishte aktivizuar motorin e motoçikletës së tij gjatë largimit nga zhavorri pas një rrëzimi.
Bezzecchi kërkoi falje për incidentin dhe tha se e pranoi menjëherë vendimin: “E kuptova plotësisht. Mendoj se dënimi ishte i drejtë dhe e pranova. Dua ta përdor këtë përvojë si një mësim për t’u bërë një person më i mirë”.
Italiani pranoi se ishte e vështirë të humbiste një garë për herë të parë që nga debutimi i tij në MotoGP në vitin 2022, por theksoi se e meritonte ndëshkimin.
Ai tregoi se pasi u konfirmua dënimi, shkoi personalisht te marshalli për t’i kërkuar falje sinqerisht.

“Folëm pak, të dy qamë dhe ishte një moment i vështirë. Por kërkimfalja ishte një moment shumë i bukur për mua, sepse më hoqi një peshë të madhe nga zemra”.
Bezzecchi shtoi se e priste një ndëshkim menjëherë pas incidentit, megjithëse nuk e dinte se sa i rëndë do të ishte ai. Tani ai synon të lërë pas polemikat e Brnos dhe të përqendrohet te rikthimi në pistë.



