Prodhuesi rumun Dacia po përgatit modelin e ri elektrik Hipster, një makinë kompakte me katër ulëse, e projektuar kryesisht për lëvizje në qytet. Çmimi i synuar është rreth 11.000 euro, ndërsa lansimi pritet gjatë vitit 2027.
Automjeti do të prodhohet në Kinë, ku Renault synon të shfrytëzojë komponentë të provuar nga modeli Spring për të ulur kostot.
Karakteristikat kryesore:
Bateria: 15 kWh
Fuqia: 20 kuaj fuqi
Shpejtësia maksimale: 90 km/h
Gjatësia: 3 metra
Pesha pa bateri: deri në 450 kg
)
Për ta mbajtur çmimin sa më të ulët, Dacia ka vendosur të përdorë çelik në vend të plastikës më të shtrenjtë për pjesë të karrocerisë.
Premiera zyrtare pritet në vitin 2027. Nëse çmimi prej 11.000 eurosh konfirmohet, Hipster mund të jetë një alternativë ekonomike për ata që kërkojnë një makinë elektrike të vogël për qytet.



