A ia vlen blerja e veturave të përdorura kineze? Kujdes nga tri rreziqe!
A

A ia vlen blerja e veturave të përdorura kineze? Kujdes nga tri rreziqe!

Veturat elektrike kineze po fitojnë gjithnjë e më shumë popullaritet në tregun e veturave të përdorura, kryesisht për shkak të çmimeve të ulëta dhe pajisjeve moderne. Sipas të dhënave të platformës gjermane Mobile.de, këto vetura humbin deri në 42,9 për qind të vlerës pas tre vitesh, duke krijuar mundësi të mira për blerësit.

Megjithatë, para blerjes duhet të kontrollohen tri gjëra kryesore: gjendja dhe kapaciteti i baterisë, sistemi i amortizimit dhe vlefshmëria e garancisë, si dhe disponueshmëria e serviseve dhe pjesëve rezervë.

Ekspertët vlerësojnë se blerja mund të jetë e leverdishme për ata që planifikojnë ta mbajnë veturën për një kohë të gjatë dhe ta karikojnë në shtëpi. Ndërsa për ata që e ndërrojnë veturën çdo dy ose tre vjet, humbja e shpejtë e vlerës mund të jetë një disavantazh i madh.

TË FUNDIT