Marc Marquez, mesazh thumbues për Jorge Martín
M

Marc Marquez, mesazh thumbues për Jorge Martín

Piloti i Ducati-t, Marc Marquez, ka dërguar një mesazh të qartë ndaj rivalit të tij për titullin e MotoGP-së, Jorge Martín, duke deklaruar se pilotët e shpejtë nuk kanë nevojë për urdhra nga ekipi.

Gjatë provave kualifikuese në Indonezi, Marquez ndoqi Martín-in nga bokset, duke i bërë presion psikologjik. Spanjolli u kualifikua i katërti, ndërsa diferenca mes tyre në renditjen e kampionatit mbeti vetëm dy pikë.

Ndërkohë, Aprilia po shqyrton mundësinë e përdorimit të urdhrave të ekipit për të ndihmuar Martín-in. Shoku i tij i skuadrës, Marco Bezzecchi, që ndodhet 46 pikë prapa tij, ende beson te mundësitë për titull.

Marquez, nga ana tjetër, pranoi se Ducati duhet të përballet me konkurrencën e fortë të Aprilia-s, por theksoi se është i përqendruar te performanca e tij.

“Nëse ke shpejtësi, nuk ke nevojë për urdhra nga ekipi. Të duhen kur nuk e ke shpejtësinë”, deklaroi Marquez para Çmimit të Madh të Australisë.

 

 

TË FUNDIT