Inxhinierët japonezë çmontuan veturën elektrike BYD Atto 3 për të zbuluar se si prodhuesi kinez arrin të ofrojë çmime konkurruese.
Sipas analizës, përparësia kryesore e BYD-së qëndron te prodhimi i vetë shumicës së komponentëve, përfshirë bateritë, të cilat janë pjesa më e shtrenjtë e një veture elektrike.
Ndryshe nga prodhuesit tradicionalë, BYD përdor më pak furnizues dhe ndërmjetës, ndërsa integron disa sisteme kryesore në njësi kompakte. Kjo e bën montimin më të thjeshtë, ul kostot dhe përshpejton prodhimin.
)
Përfundimi i ekspertëve: BYD nuk konkurron më vetëm me çmime të ulëta, por edhe me teknologji dhe organizim efikas të prodhimit, duke ushtruar presion gjithnjë e më të madh mbi prodhuesit evropianë dhe japonezë.



