Dikur konsiderohej vetura më e bukur në botë, sot kushton vetëm 5.000 euro
D

Dikur konsiderohej vetura më e bukur në botë, sot kushton vetëm 5.000 euro

E projektuar nga studioja e famshme italiane Bertone, Alfa Romeo GT edhe pas më shumë se 20 vitesh vazhdon të tërheqë vëmendjen me dizajnin e saj sportiv. Modeli, i prezantuar në vitin 2003, u vlerësua si kupeja më e bukur e vitit 2004.

Alfa Romeo GT ofrohej me disa motorë, përfshirë 1.8 Twin Spark, 2.0 JTS dhe dizelin 1.9 JTD/JTDM. Por më i veçanti mbetet motori legjendar 3.2 V6 Busso me 240 kuaj fuqi.

Sa kushton sot në tregun e veturave të përdorura?

1.9 JTDM: 4.000–5.000 euro.
1.8 Twin Spark dhe 2.0 JTS: 6.000–15.000 euro.
3.2 V6 Busso: 20.000–30.000 euro.

Megjithatë, para blerjes duhet kontrolluar me kujdes gjendja e motorit, kuplungu, kutia e shpejtësive, amortizatorët dhe karroceria.

Te versionet dizel duhet kushtuar vëmendje turbinës dhe sistemit të injektimit, ndërsa te motorët me benzinë rëndësi të veçantë ka mirëmbajtja e sistemit të shpërndarjes së motorit.

Edhe sot, Alfa Romeo GT mbetet një veturë që bie në sy me dizajnin e saj italian, ndërsa çmimi prej rreth 5.000 eurosh e bën mjaft interesante për adhuruesit e automobilave.

TË FUNDIT