Ekonomisti i njohur gjerman Moritz Schularick ka propozuar shitjen e Volkswagen-it te investitorët kinezë, duke argumentuar se për Gjermaninë më e rëndësishmja është që prodhimi të mbetet në vend, pavarësisht se kush është pronari.
Propozimi vjen në një moment kritik për gjigantin gjerman, i cili regjistroi një humbje neto prej 5,8 miliardë eurosh në tremujorin e tretë të vitit 2026. Të ardhurat ranë me 6,3%, ndërsa kompania u përball edhe me zhvlerësime të mëdha financiare.
Shkaqet kryesore të krizës janë rënia e kërkesës në Kinë, konkurrenca agresive e prodhuesve kinezë, tarifat amerikane dhe fitimet më të ulëta nga makinat elektrike.
Ndërkohë, Volkswagen po shqyrton masa drastike për uljen e kostove, përfshirë ngrirjen e pagave, heqjen e përfitimeve për punonjësit dhe ristrukturimin e fabrikave.
Sipas planeve, mund të mbyllen deri në katër fabrika në Gjermani dhe të humbasin deri në 100.000 vende pune. E ardhmja e disa uzinave të Volkswagen-it dhe Audi-t mbetet gjithashtu e pasigurt.



