Federata e Pingpongut të Kosovës ka mbajtur kuvendin e jashtëzakonshëm zgjedhor pas dorëheqjes së kryetarit Jeton Beqiri.
Në kuvend ishin të pranishëm 38 nga 42 përfaqësues të klubeve të FPPK-së, prej tyre 37 me të drejtë vote, raporton Klan Kosova, transmeton Autoportali.
Për të parin e federatës kandiduan Jeton Oruqi dhe Nehat Çitaku, të cilët morën 17, përkatësisht 18 vota, ndërsa dy fletëvotime ishin të pavlefshme.
Të pranishëm në këtë kuvend ishin 37 delegatë nga 38 klube me të drejtë vote.
Kuvendi zgjodhi edhe anëtarët e bordit ekzekutiv,ku në mesin e emrave janë Alma Mehmeti, Blerina Sallaj, Blerta Abazi, Feim Rama, Fitim Krasniqi, Gani Pireva dhe Qamil Vishaj.
Ndërsa plotësimi i numrit të përgjithshëm të anëtarëve të bordit me dy propozime nga kryetari dhe një përfaqësues të sportistëve do të bëhet në kuvendin e ardhshëm të federatës.



