Kapiteni i Holandës Virgil van Dijk është optimist për shanset e skuadrës së tij në Euro 2024, ku “Tulipanët” janë në grup me Poloninë, Francën dhe Austrinë.
“Epo, duhet të jemi realist. Unë do të bëj më të mirën dhe jam i emocionuar, gjithçka është e
mundur. Ne do të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë për të kaluar fazën e grupeve, sepse kjo do të jetë shumë e vështirë. Austria është një ekip i fortë, Franca është gjithmonë e vështirë, por ne mund të konkurrojmë me të gjithë”, ka thënë Van Dijk.

Holanda fitoi Kampionatin Europian të vetëm në vitin 1988, duke mundur ish-Bashkimin Sovjetik 2-0.
Që atëherë, paraqitja e tyre e fundit në një finale të një turneu të madh ishte në Kupën e Botës 2010, ku humbën ndaj Spanjës 1-0 pas kohës shtesë.



