Minnesota ka fituar ndaj Dallas me shifrat 105:100 në ndeshjen e katërt finale play off në Konferencën e Perëndimit në NBA, duke rihapur garën për titull. Skuadra teksane tashmë udhëheq 3-1 serinë e finaleve.
Dallas nuk arriti të shfrytëzojë këtë herë faktorin fushë, duke u dorëzuar në fund para publikut të tij. Të gjithë titullarët e Minnesotas realizuan mbi 10 pikë, duke bërë diferencën në fushë.
Më i miri për mysafirët ishte Edwards me 29 pikë e 10 kërcime, mbështetur nga Towns me 25 pikë. Për teksanët, Luka Doncic realizoi një “triple double”, me 28 pikë, 15 kërcime e 10 asistime, por që s’mjaftuan.
Ndeshja e radhës do të luhet në fushën e Minnesotas, që do të kërkojë të mbajë gjallë shpresën, ndërsa Dallas ta mbyllë garën. Në Konferencën e Lindjes, Boston Celtics ka siguruar një biletë për në finalet e titullit në NBA.
Finale – Lindje
Boston – Indiana (4-0)
Finale – Perëndim
Minnesota – Dallas 105-100 (1-3)



