Buffon flet për ndeshjen Shqipëri – Itali
B

Buffon flet për ndeshjen Shqipëri – Itali

Gianluigi Buffon ishte i pranishëm në ceremoninë e “Globe Soccer Awards”, ku është ndalur të japë intervista për gazetarët e pranishëm. Ish-portieri i Juventusit është pyetur në lidhje me Kampionatin Europian që pritet të fillojë së shpejti, në të cilin ndeshja e parë e Italisë do të jetë pikërisht kundër Shqipërisë. Buffon ka thënë se do të ishte hipokrizi nëse do të deklaronte se përballja me kuqezinjtë do të jetë më e vështira e grupit. Ai e ka cilësuar ndeshjen me Shqipërinë si më delikaten.

“Do të jemi protagonistë, sepse na e sugjeron historia jonë, për të mos thënë që na e imponon. Spalletti ka sjellë te ne një ndjenjë përkatësie, një mënyrë serioze të të punuarit, me vështirësitë që duhet të përballen në mënyrë që të përgjigjemi më mirë”, ka thënë Buffon.

“Ndeshja hapëse me Shqipërinë? Do të isha hipokrit po të thoja që do të jetë më e vështira. Me shumë mundësi është me delikatja, sepse të filluarit në mënyrën e duhur do të ishte mirë për të gjithë ne”, ka shtuar legjenda e portës italiane.

TË FUNDIT