Pas shkarkimit nga Barcelona, Xavi refuzon ofertën e parë
P

Pas shkarkimit nga Barcelona, Xavi refuzon ofertën e parë

Pak ditë pasi u largua nga skuadra e Barcelonës, në drejtim të trajnerit Xavi Hernandez ka arritur një ofertë për punë.

Është Kombëtarja e Koresë Jugore që është e interesuar për spanjollin.

Nuk është hera e parë që një kombëtare i troket në derë, pasi kur ishte ende trajner i Al Sadd-it, ai mori një propozim nga Brazili. Xavit i ofruan pozicitën e ndihmësit të Tite deri në Kupën e Botës në Katar në 2022 dhe më pas të merrte frenat e “Seleçaos”.

Sa i përket klubeve, kur shpalli dorëheqjen e tij në fund të janarit, Ajaxi pyeti për të ardhmen e tij dhe mundësitë për të marrë përsipër ekipin.

Por, duket se Xavi ka synim të bëjë pushim për një vit për të qenë me familjen e tij, për të shijuar futbollin jashtë fushës, për të rimbushur bateritë dhe për të medituar shumë thellë për destinacionin e tij të ri.

 

TË FUNDIT