“Në finalen e Champions League ne mbështesim Real Madrid”. Kështu shprehet Gian Piero Gasperini, trajneri i Atalantës për ndeshjen mes spanjollëve dhe Borussia Dortmund.
“Nuk kemi asgjë kundër Borussias, me të cilën jemi përballur edhe vite më parë në Europa League, por finalen e Superkupës së Evropës në Varshavë më 14 gusht, me Real Madrid do të ishte më prestigjiozi i mundshëm”.
Me një sy në Superkupën e Evropës, Gasperini praktikisht i ka shlyer rezervat për të ardhmen e tij, e cila, pavarësisht miqësive të shumta, do të vazhdojë të jetë në Atalanta.
“Me fitoren në Evropë kam marrë oferta edhe nga jashtë, por jo, nuk ka më kohë. Edhe tani kam pasur një ofertë të bukur nga Premier League, diçka e fundit, por Italia më pëlqen shumë”, ka shtuar Gasperini.



