Në këtë fundjavë mbahet gara e parë për Kampionatin e Kosovës në disiplinat karting sllallom dhe sllallom me vetura elektrike.
Ashtu sikur edhe në kampionatin e kaluar, pritet që edhe sivjet, në të dyja disiplinat, të ketë rivalitet të madh në mes garuesve, e gjithsesi edhe frymë sportive.

Parkingu Jugor i qendrës tregtare Prishtina Mall i ofron të gjitha kushtet për garë cilësore dhe atraktive, prandaj me të drejtë pritet që në këtë fundjavë të jetë arenë e takimit, jo vetëm për garuesit, por edhe për dashamirët e auto sportit.



