Mourimho i do këta dy futbollistë te Fenerbahce
M

Mourimho i do këta dy futbollistë te Fenerbahce

Jose Mourinho është gati për të nisur një eksperiencë të re, tashmë në Turqi.

Tekniku portugez është zyrtarizuar në krye të Fenerbahces, ndërsa sipas raportimeve të medieve italiane ai do të nisë menjëherë nga puna, duke ditur se në afatin kalimtar të verës e ka mundësinë të afrojë lojtarët që dëshiron.

Aziz Yildirim, kandidat në zgjedhjet presidenciale të Fenerbahces, ka zbuluar disa nga objektivat e portugezit. “Mourinho dëshiron Romelu Lukakun dhe Paulo Dybalan. Talisca dhe Sorloth po ashtu janë futbollistë që trajneri dëshiron që t’i ketë në ekip. Tani klubi duhet të nisë nga puna për të realizuar sa të mundet dëshirat e trajnerit”, ka thënë Yildirim.

 

TË FUNDIT