Kalenderi i lumtur për suksesin, në radhë është Polonia
K

Kalenderi i lumtur për suksesin, në radhë është Polonia

Liridon Kalenderi ka arritur sukses historik për automobilizmin kosovar, duke triumfuar në garën në disiplinën malore, në Shtenberk të Çekisë.

Kalenderi pati paraqitje fantastike, duk i lënë pas vetes garues me shumë përvojë e kampionë të shumfishtë.

“Jam i lumtur për këtë sukses, pasi e kam përfaqësuar Kosovën në mënyrën më të mirë”, ka thënë Liri për faqen zyrtare të FASK-ut.

“Ka qenë sfidë mjaft e vështirë, jo vetëm për shkak të konkurrencës, por edhe për shkak të problemeve teknike që i patëm dhe motit me shi. Gjithsesi ia dolëm me sukses dhe jam shumë i kënaqur, ndërsa dua ta falënderoj ekipin tim, që punoi ditë e natë për t’i sanuar problemet dhe më mundësuan pjesëmarrjen në garë”, ka shtuar Kalenderi.

Sfida e tij e radhës do të jetë në Poloni.

“Kishim planfikuar të shkojmë në Gjermani, por ekipi im është i zënë, prandaj kemi vendosur të shkojmë në Poloni, që është edhe dëshirë e tyre. Shpresoj që edhe atje të arrij rezultat të mirë”, është shprehur optimist Liridon Kalenderi.

TË FUNDIT