A do të shpallet nesër rikthimi i Turqisë në Formulën 1?
A

A do të shpallet nesër rikthimi i Turqisë në Formulën 1?

Disa media në Turqi kanë sot raportuar se nesër pritet të konfirmohet zyrtarisht rikthimi i vendit të tyre në kalendarin e Formulës 1. Gara do të zhvillohet në pistën disi të harruar “Istanbul Park” nga pilotët, ndërsa pritet që kontrata të jetë për 7 vite.

Është fakt që që nga mesi i vitit të kaluar Turqia po punon aktivisht për kandidaturën, ndërsa në shkurt u shfaqën informacionet e para më serioze se Formula 1 do të rikthehet në Bosfor që në vitin 2027.

Para fillimit të këtij sezoni, drejtori ekzekutiv i kampionatit botëror, Stefano Domenicali, sqaroi se “rikthimi i Turqisë nuk është 100 për qind i konfirmuar”. Megjithatë, italiani paralajmëroi mediat dhe tifozët që “të presin lajme për Turqinë” dhe gjithashtu theksoi se, nëse kjo ndodh, rikthimi i pistës në Stamboll do të jetë një argument i fortë kundër kritikave të viteve të fundit se garat rrugore po bëhen gjithnjë e më të shpeshta në Formulën 1.

 

TË FUNDIT