Aeroporti i Prishtinës arrin rekord historik, 460 mijë pasagjerë në korrik
A

Aeroporti i Prishtinës arrin rekord historik, 460 mijë pasagjerë në korrik

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ka shënuar muajin më të suksesshëm deri tani, me gati 460 mijë pasagjerë që e kanë shfrytëzuar gjatë korrikut. Sipas statistikave zyrtare, numri i udhëtarëve arriti në 458,348, që përbën një rritje prej 9.24% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Edhe numri i fluturimeve për dhe nga Prishtina u rrit për 8.11%, duke arritur në 3,298 fluturime, krahasuar me 2,958 fluturime në korrikun e 2024-ës, shkruan AutoPortali.

“Duke fluturuar drejt horizonteve më të larta!” shkruhet në faqen zyrtare të Aeroportit në Instagram.

Ky rekord vjen pas një serie rritjesh të vazhdueshme gjatë gjithë vitit 2025. Janari shënoi rritje prej gati 20%, shkurti rreth 16%, marsi mbi 11%, prilli mbi 22%, maji mbi 13% dhe qershori mbi 17% krahasuar me muajt e njëjtë të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të publikuara nga ACI Europe, Aeroporti i Prishtinës ka regjistruar rritjen më të madhe në rajon që nga viti 2019, me një rritje totale prej 72.1% të pasagjerëve.

Vitin e kaluar, Aeroporti tejkaloi për herë të parë numrin e katër milionë pasagjerëve brenda një vitit, duke konsoliduar pozicionin e tij si nyje kryesore e transportit ajror në Kosovë. /AutoPortali

TË FUNDIT