Agjencia turke e lajmeve: Ksamili, perla e bregdetit shqiptar
A

Agjencia turke e lajmeve: Ksamili, perla e bregdetit shqiptar

Destinacioni i njohur turistik i Ksamilit në jug të Shqipërisë vazhdon të jetë një vend i preferuar për turistët e huaj dhe vendas, shkruan Fatjon Cuka për agjencinë turke të lajmeve, Anadolu Agency (AA).

Ksamili si njësi administrative është pjesë e Bashkisë së Sarandës, që gjithashtu shquhet për vijën bregdetare që tërheq shumë turistë, sidomos gjatë stinës së verës, raporton ATSH.

Një nga destinacionet turistike më të njohura në Ballkan, Ksamili me ujërat e kristalta të Jonit, bukuritë natyrore dhe ishujt e vegjël i magjeps vizitorët.

Për periudhën janar-gusht 2025, Shqipëria ka mirëpritur rreth 9 milionë vizitorë të huaj, rreth 500 mijë më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2024, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, përcjell AutoPortali.

Autoritetet shqiptare gjithashtu kanë synimin që “Ksamili 2030” të jetë model mesdhetar në çdo aspekt.

TË FUNDIT