Autoritet gjermane kanë njoftuar se ka ndodhur një aksident i rëndë me viktima dhe të lënduar, përcjell AutoPortali .
Lidhur me aksidentin hekurudhor të ndodhur në afërsi të qytetit Riedlingen në landin e Baden-Württemberg, Konsullata e Republikës së Kosovës në Shtutgar kanë dalur me një njoftim dhe janë në kontakt autoritetet gjermane.
Sipas informacioneve të deritanishme, nuk ka konfirmim zyrtarë se në mes të viktimave apo të lënduar mund të ketë shqiptar.
Konsullata e Republikës së Kosovës është në pritje të informacioneve të mëtejshme.
Konsulata fton e Republika e Kosovës që ka nevojë për ndihmë ose informacione shtesë të kontaktojnë Konsullatën në numrin emergjent: +49 152 37337814
“Të nderuar bashkatdhetarë, Lidhur me aksidentin hekurudhor të ndodhur afër qytetit Riedlingen në Baden-Württemberg, ku një tren rajonal me rreth 100 pasagjerë ka dalë nga shinat duke shkaktuar viktima dhe të lënduar, ju njoftojmë se Konsullata e Republikës së Kosovës në Shtutgart është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet gjermane.




