Një aksident i rëndë trafiku është raportuar në Skenderaj, ku janë përfshirë dy vetura me drejtues meshkuj, njëri shtetas i huaj dhe tjetri shtetas i Kosovës, përcjell AutoPortali.
Sipas Policisë, si pasojë e aksidentit kanë pësuar lëndime trupore gjashtë persona ku janë dërguar menjëherë për trajtim mjekësor.
Fatkeqësisht, mjeku kujdestar ka konfirmuar se njëri nga të aksidenturit një fëmijë, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.
Me urdhër të prokurorit të rastit, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
Policia po heton shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, ndërsa apelon për kujdes të shtuar në komunikacion.
“Është raportuar se ka ndodhur aksident trafiku në mes dy veturave me vozitës meshkuj, njëri shtetas i huaj ndërsa tjetri kosovar. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar gjashtë viktimat, tri femra dhe tre meshkuj kosovarë. Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor, ndërsa nga mjeku kujdestar është konfirmuar se njëra viktimë-femije, ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit viktima dërgohet në IML për obduksion.“
/AutoPortali/




