Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në autostradën “Arbër Xhaferi”, në afërsi të qytetit të Ferizajt.
Sipas pamjeve të publikuara nga faqja lokale në Facebook “S’je Kaçanikli, nëse”, në aksident është përfshirë një veturë e tipit BMW, e cila shihet e shkatërruar pothuajse tërësisht, përcjell AutoPortali.
Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar apo cili ka qenë shkaku i saktë që çoi në këtë aksident.




