Një aksident me disa të lënduar ka ndodhur në orët e pasdites në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë.
Në këtë aksident janë përfshirë tri vetura, shkruan AutoPortali.
Rastin për AutoPortali e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 15:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar pesë persona“, thuhet në njoftim.
Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal./AutoPortali





