Aksident me vdekje në aksin Lezhë-Shkodër
A

Aksident me vdekje në aksin Lezhë-Shkodër

Paraditen e sotme, një aksident me pasojë vdekjen e një turisti të huaj, ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, pranë kryqëzimit të fshatit Gjadër.

Viktima është një turist i huaj, i cili udhëtonte me motor dhe ka humbur kontrollin, duke u përplasur me një automjet.

Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve të emergjencës, turisti ka ndërruar jetë në vendngjarje si pasojë e plagëve të rënda, shkruan Albeu.com.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

TË FUNDIT