Aksident mes tri veturave në Gërmovë të Vitisë, krijohen kolona
A

Aksident mes tri veturave në Gërmovë të Vitisë, krijohen kolona

Një aksident trafiku është raportuar sot në fshatin Gërmovë të komunës së Vitisë, ku janë përfshirë tri vetura.

Ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites dhe për pasojë është shkaktuar një bllokim i përkohshëm i rrugës, duke krijuar kolona të gjata të automjeteve në të dy drejtimet, shkruan AutoPortali.

Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

TË FUNDIT