Aksident në Bresje të Fushë Kosovës, vdes një person
A

Aksident në Bresje të Fushë Kosovës, vdes një person

Një aksident me fatalitet ka ndodhur në Bresje të Fushë Kosovës, ku një person ka humbur jetën.

Rastin për AutoPortalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.

“Rreth orës 01:00, datë 11.11. 2025, policia është njoftuar për një aksident trafiku në dalje të autostradës në Bresje – Fushë Kosovë. Në aksident është përfshirë një veturë, një person ka pësuar lëndime dhe ekipi mjekësor ka konstatuar se i njëjti është pa shenja jete. Policia është marrë me procedurat në vend ngjarje”.

TË FUNDIT