Një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Podujevë – Prishtinë, të enjten rreth orës 13:30, e i lënduar ka mbetur një person, të cilit i është ofruar ndihmë mjekësore.
Lajmin për AutoPortalin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.
“Rreth orës 13:30 është pranuar informata për një aksident trafiku të ndodhur në magjistralen Podujevë-Prishtinë. Deri më tani bëhet e ditur se në këtë aksident është lënduar një person, të cilit i është ofruar ndihmë mjekësore”, thuhet në njoftim.
Njësia e Trafikut Rajonal ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti.




