Aksident në rrugën Podujevë-Prishtinë, një i vdekur
A

Aksident në rrugën Podujevë-Prishtinë, një i vdekur

Një person ka vdekur mëngjesin e sotëm pas një vetaksidenti me motoçikletë në Vranidoll të Prishtinës.

Rastin për AutoPortalin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 07:00, kemi pranuar informatën se në rrugën Podujevë- Prishtinë , ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident ka qenë e përfshirë një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit ngasësi i motoçikletës nuk ka arrit të përballoj plagët, dhe i njëjti ka vdekur. Vdekja e viktimës (mashkull)  është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, njoftoi Ahmeti.

Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.

TË FUNDIT