Aksident në rrugën Shëngjin–Velipojë, katër të lënduar
A

Aksident në rrugën Shëngjin–Velipojë, katër të lënduar

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën Shëngjin–Velipojë.

Sipas informacioneve paraprake, një shtetas kosovar me inicialet J. B. ka humbur kontrollin mbi automjetin që po drejtonte, duke dalë nga rruga dhe duke u përplasur me një dyqan pranë rrugës. Si pasojë e përplasjes, janë lënduar drejtuesi i mjetit dhe tre pasagjerët që ndodheshin me të, të gjithë anëtarë të së njëjtës familje.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor dhe ndodhen në gjendje stabile, raporton TopChannel.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur plotësisht shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, përcjell AutoPortali.

TË FUNDIT