Një aksident trafiku ka ndodhur të mërkurën në Bershanc të Suharekës, mes një veture dhe një çiklisti të mitur.
Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda ka pësuar një nëntëvjeçar i cili është dërguar në QKUK për trajtim.
Fëmija aktualisht ndodhet në Mjekim Intensiv. Këtë e ka bërë të ditur për Klankosova.tv, drejtori i Emergjencës, Naser Syla.
“Fëmija i lindur 2017, gjendje e rëndë, politraumë, pas ekzaminimeve të kryera në Qendrën Emergjente, është dërguar në sallën operative të QE-së nga ekipet kujdestare të Neurokirurgjisë dhe Anestezionit. Pas trajtimit është transferuar në Mjekësinë Intensive për trajtim të mëtutjeshëm”, tha Syla për Klankosova.tv, përcjell AutoPortali.



