Aksident trafiku mes dy veturave e një kamioni në Prishtinë, lëndohet një person
A

Aksident trafiku mes dy veturave e një kamioni në Prishtinë, lëndohet një person

Të mërkurën ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Ferizaj, ku me ç’rast një person ka mbetur i lënduar.

Rastin për AutoPortali e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

‘‘Sot rreth orës 10:00 kemi pranuar informatën se në rrugën  Prishtinë -Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete, një kamion dhe dy vetura. Si pasojë e aksidentit është lënduar një person“, thuhet në njoftim.

Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal./AutoPortali.

TË FUNDIT